SELENICË– Ka përfunduar fatalisht ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës, ku një 35-vjeçar nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëve me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen banorët e zonës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Gjormë, por nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./Radar.al


