Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.


