Nutricionistja e njohur Diola Dosti mesa duket është në pritje të ëmbël. Nëse lajmi është i vërtetë ne i urojmë shtatzani të mbarë, por presim që Diola të na e konfirmojë me fjalë, sepse gjestet flasin shumë.
Kjo është hera e dytë që Diola publikon foto me dorën tek barku, i ciili duket i rrumbullakosur, për linjat e imta që ajo ka, shkruan Radar.al.
Ndërsa komentuesit nuk kanë nguruar ta urojnë për një shtatzani ndërsa të tjerë e pyesin për ta marrë konfirmimin nga vetë ajo, shkruan Radar.al.
Kujtojmë se pak kohë më parë ka qenë vetë biznesmeni Belegu që ka treguar se si është njohur me Diolën dhe si filloi marrëdhënia e tyre.
Po jeton historinë e dashurisë me biznesmenin e njohur, Diola Dosti ngre dyshime për shtatzani
Ai ka treguar se njohja e tyre filloi shumë rastësisht dhe se dyshja ishin takuar për herë të parë në një koncert të Vesa Lumës.
“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”, tha ai.
Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.
Përgatiti Radar.al


