DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin një natë më parë.
Bëhet me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.
Transferimi u realizua nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15. Ky vendim për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndërkohë, burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.
206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin./Radar.al


