Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Takim me emigrantët shqiptar në Prato/ Balla: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

    February 23, 2025
    Takim me emigrantët shqiptar në Prato/ Balla: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

    Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës në Itali, nga ku njoftoi se numri i kërkesave për regjistrim nga Italia për zgjedhjet e 11 majit ka arritur në 100,000.

    Në fjalën e tij ministrit Balla deklaroi se Diaspora shqiptare do t’i japë Partisë Socialiste fitoren më të madhe se asnjëherë tjetër.

    “Shumë faleminderit për këtë pjesëmarrje ndërsa sonte këtu plotësojmë 100 mijë kërkesa në platformën e ngritur nga KQZ që vijnë vetëm nga Italia.
    E me kaq sa jemi sonte këtu do të kalojmë përtej 100 mijë dhe të konfirmojmë edhe në 10 ditët e ardhshme një numër të konsiderueshëm mbështetësish të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës nga Italia dhe e gjithë bota. Përmes votës tuaj t’i mundësojmë Shqipërisë sonë një shumicë jo vetëm absolute prej 71 votash por të kemi një shumicë të cilësuar në parlamentin e ardhshëm për të çuar përpara shumë reforma të rëndësishme që na presin në këtë mandat të katërt i cili është mandati i Shqipërisë në BE”, tha ai.

    Balla shpjegoi arsyet se përse duhet votuar Partia Socialiste, duke folur për zhvillimin e madh që ka pësuar Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

    “Këtu mes italianë ku ju jetoni o do gjesh një italian që ka qenë në Shqipëri verën e kaluar apo që planifikon të shkojë këtë verë në Shqipëri, shtuar këtu edhe këta që zgjedhin Shqipërinë o për të bërë dhëmbët, o për të vënë flokët, o për të rregulluar hundën. Kush e imagjinonte disa vite më parë që kur vjen me avion nga Shqipëria për në Itali do gjesh pesë me kokën mbuluar se kanë vënë flokët, katër kanë rregulluar hundën edhe nja 20 të tjerë që kanë bërë dhëmbët’, tha ai.

    Sipas Ballës, vota e diasporës këtë vit është historike jo vetëm se votohet por për herë të parë do kemi në kuvend djem e vajza përfaqësues të diasporës.

    “PS është e vetmja që ka çelur një platformë përmes së cilës edhe bashkatdhetarët mund të bëhen pjesë e ekipit tonë kombëtar përfaqësues. Dhe ne kemi pasur një proces shumë të hapur. Vetëm në platformën “Deputeti që duam” janë 600 burra e gra, djem e vajza profesionistë të shkëlqyer të cilët kanë kandiduar në këtë proces. Ne nuk bëjmë një proces të mbyllur ku të konkurrojnë vetëm anëtarët e PS. Një pjesë e tyre do jenë pjesë e ekipit. Por dhe ata që nuk kanë fituar do të jenë pjesë e qeverisjes sonë në të gjitha nivelet pasi të marrim mandatin e katërt’, tha ai.

    Sipas Ballës, së shpejti do të nisë edhe programin “Mësues për Italinë”, program i cili ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Italisë.

    “Kjo qeveri e ka filluar këtë përpjekje me mësuesit e parë në Greqi në kuadër të Mësues për Diasporën por ju garantoj se nga shtatori do të fillojmë edhe me programin Mësues për Italinë. Bëjeni votën tuaj kampion dhe votoni Partinë Socialiste’, ishte thirrja e Ballës në fund të takimit me shqiptarë në Prato.

    Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Takim me emigrantët shqiptar në Prato Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    April 29, 2026

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.