SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjyq për një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”, ku të pandehurit janë nën akuzë për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje. Në total, organi i akuzës ka kërkuar mbi 127 vite burg, ndërsa çështja po shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.
Sipas kërkesës së SPAK, dënimet e propozuara janë:
- Astrit Avdyli: 15 vite burg (reduktuar në 10 vite)
- Emiljano Shullazi: 15 vite burg (reduktuar në 10 vite)
- Naim Stafuka: 9 vite burg (reduktuar në 6 vite)
- Xhelal Rraja: 9 vite burg (reduktuar në 6 vite)
- Gjergj Cukali: 10 vite e 6 muaj burg (reduktuar në 7 vite)
- Besian Xhixha: 10 vite burg (reduktuar në 6 vite e 8 muaj)
- Enver Diva: 10 vite burg (reduktuar në 6 vite e 8 muaj)
- Robert Laçi: 10 vite burg (reduktuar në 6 vite e 8 muaj)
- Viktor Imeraj: 10 vite burg (reduktuar në 6 vite e 8 muaj)
- Satilno Basho: 10 vite burg (reduktuar në 6 vite e 8 muaj)
- Miri Bruli: 9 vite burg (reduktuar në 6 vite)
Në seancën e ardhshme pritet që avokatët e 12 të pandehurve të paraqesin mbrojtjen e tyre, ndërsa gjykata ka caktuar datën 13 maj, ora 12:00, për vijimin e procesit.


