Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Sy m’sy”/ Rama i përgjigjet ankesave të qytetarëve: Mos të harrojmë se kush e bëri Shqipërinë

    January 11, 2025
    "Sy m'sy"/ Rama i përgjigjet ankesave të qytetarëve: Mos të harrojmë se kush e bëri Shqipërinë

    Së fundmi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, nisi një metodë të re për t’i dhënë përgjigje akuzave të ndryshme të bëra ndaj mënyrës së tij të qeverisjes.

    Këtë Rama e quajti  “Sy m’sy”, dhe na zbuloi se çdo ditë t’i përgjigjet komentuesve për çështje të ndryshme.

    Ditën e sotme kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej një komentuesi që i kërkon të bëjë më shumë për pensionet dhe ujin e pijshëm.

    “Të lumtë zoti kryeministër, avash avash po e rregullon Shqipërinë. Por me ujin e pijshëm dhe me pensioniet nuk po punon mirë. Duhet një vëmendje më e madhe ndaj këtyre dy çështjeve kryesore për popullin dhe pensionistët. Respektoji më shumë”, ishte komenti që kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej ditën e sotme.

    Kreu i qeverisë, në përgjigjen e tij tha se PS është e vetmja qeveri që ka bërë dhe mund të vijojë të bëjë akoma më shumë për pensionistët.

    Ndërsa më tej ai u ndal dhe te reforma e pensioneve dhe gjithashtu dy bonuset që do të marrin pensionistët, atë të fundvitit dhe bonusin e pranverës që u miratua dy ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

    Rama theksoi se ky bonus do të vijojë edhe gjatë viteve të tjera.

    Rama: E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qpftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit nuk lahet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e Partisë Socialiste. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit të ketë një pension konsiderueshëm më të lartë se kush ka dalë më parë. Është kjo qeveri që ju dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 milionë euro si bonus për vitin e ri, dhe do t’i japë për herë të parë një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajë dy bonuse në vit. Këto janë fakte të kujdesit të vazhduesëm ndaj pensionistëve. Ne do të ndajmë me ta në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja tanimë e pandalshme e ekonomisë.

    Ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh te disa katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, qilima si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe të Xhaferrit. Por, mos ta harrojë askush, pensionistët nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li dhe e dinë aritmetikën më mirë se sa Lulat e rinj dhe e treta e kanë më të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend as ka pasur as nuk gjen dot dhe për nja 10 vjet të tjera.

     

    : Mos të harrojmë se kush e bëri Shqipërinë Rama i përgjigjet ankesave të qytetarëve sy msy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.