Banka Qendrore e Iranit si dhe banka të tjera u vunë në shënjestër gjatë ditës së mërkurë si pjesë e një sulmi të fortë kibernetik që çoi në ndërprerje në sistemin bankar të vendit.
Sipas raportimeve, të gjitha sistemet kompjuterike të bankave në Iran u paralizuan pas sulmit kibernetik.
Vlerësimet treguan se ky mbetet një nga sulmet kibernetike më të mëdha të kryera kundër infrastrukturës shtetërore iraniane.
Sulmi kibernetik ka shumë të ngjarë të jetë një sinjal nga vendet perëndimore për Iranin, për të treguar se si janë të aftë t’u shkatërrojnë vendin.
Sulmi i fundit kibernetik i kryer kundër institucioneve iraniane ndodhi dhjetorin e kaluar kur një pjesë e konsiderueshme e pikave të karburantit në vend u dëmtuan si pjesë e një sulmi kibernetik, të cilin iranianët ia atribuan Izraelit dhe SHBA-së./ Iran International


