Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sulmet ruse vr*sin 13 civilë në Ukrainë, Zelensky kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi

    June 24, 2025

    Ushtria ruse kreu sulme me dronë, raketa dhe artileri në Ukrainë, duke i vrarë të paktën 16 civilë dhe duke i plagosur gati 100 të tjerë, thanë zyrtarët të martën.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtimin rus.

    Forcat ruse kanë bombarduar pareshtur zonat civile në Ukrainë gjatë gjithë luftës, e cila tani është në vitin e katërt. Më shumë se 12.000 civilë ukrainas janë vrarë, sipas Kombeve të Bashkuara.

    Edhe Ukraina ka kryer sulme me dronë me rreze të gjatë ndaj Rusisë, duke goditur zona të banuara.

    Zelensky pritet të takohet të martën me udhëheqës perëndimorë që po marrin pjesë në një samit të NATO-s në Hagë të Holandës.

    Ai është i përkushtuar ta sigurojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, pasi bisedimet e fundit direkte për paqe nuk sollën përparim drejt një arritjes së marrëveshjeje.

    Furnizimet kryesore ushtarake për Ukrainën, të trashëguara nga administrata Biden, pritet të harxhohen brenda disa muajsh, sipas analistëve, dhe është e paqartë nëse presidenti Donald Trump do të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmë të mëtejshme.

    Një sulm rus me raketë balistike në qytetin Dnipro goditi disa zona civile rreth mesditës të martën, duke vrarë shtatë njerëz dhe plagosur 70 të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.

    Në qytetin afër, Samar, një sulm vrau dy njerëz dhe plagosi nëntë të tjerë, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale të Dnipros, Serhii Lysak.

    Breshëria e sulmeve dëmtoi 19 shkolla, 10 kopshte, një shkollë profesionale, një shkollë muzike dhe një zyrë të mirëqenies sociale, si dhe tetë objekte mjekësore, sipas kryebashkiakut të Dnipros, Borys Filatov.

    Rusia gjithashtu bombardoi lagje të banuara dhe infrastrukturë kritike në rajonin jugor të Hersonit në Ukrainë, duke vrarë katër civilë dhe plagosur të paktën 11 të tjerë, sipas Oleksandr Prokudinit, kreut të administratës ushtarake rajonale.

    Në rajonin Sumi, një sulm rus me dronë të hënën vonë vrau tre civilë, përfshirë një djalë pesëvjeçar, dhe plagosi gjashtë të tjerë, thanë autoritetet lokale.

    Mes të plagosurve ishin dy vajza 17-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar, sipas zyrtarëve.

    Ndërkohë, forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan gjatë natës 20 dronë ukrainas, raportoi Ministria ruse e Mbrojtjes të martën në mëngjes.

    Ajo tha se 14 u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, që kufizohet me Ukrainën, ndërsa dy të tjerë po fluturonin mbi krahinën e Moskës./REL

    Perëndimi sulmet ruse Sulmet ruse vrasin 13 civilë në Ukrainë Ukrainë Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Alegri kërkon një “bomber” të gatshëm te Milani, emrat në radarin e Tares

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.