Ibiza është përfshirë nga kaosi pasi stuhia “Alice” shkaktoi përmbytje të mëdha, duke paralizuar aeroportin e ishullit dhe duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet vendosën ushtrinë për herë të dytë brenda dy javësh për të ndihmuar në përballimin e emergjencës.
Uji i reshjeve të dendura arriti të depërtojë deri në tavanin e aeroportit, duke detyruar stafin dhe udhëtarët të kërkonin mbrojtje. Aeroporti u mbyll për një orë dhe 24 fluturime u anuluan ose devijuan drejt destinacioneve të afërta, duke lënë turistë britanikë dhe të tjerë të bllokuar.
Pamjet e përmbytjes, ku punonjësit përpiqeshin të pastronin ujin, janë bërë virale në rrjetet sociale. Qeveria ka urdhëruar për herë të dytë brenda pak ditësh aktivizimin e forcave ushtarake për të pompim ujin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara.
It's raining inside Ibiza Airport today! Storm Alice causes heavy downpours, bringing chaos to travel.#wicnews #StormAlice #IbizaAirport #HeavyRain #TravelDisruptions #WeatherUpdate pic.twitter.com/aGnKYqCV9L
— WIC News (@WIC_News) October 11, 2025


