Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Kantautori i njohur Stine, i ftuar në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel, ka folur pa doreza për realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke shprehur zhgënjimin e thellë për mënyrën si funksionojnë sot këto ngjarje artistike.

    “Nuk e di nëse do të marr më pjesë në festivale. Nuk ka më konkurrencë reale. Në momentin që çdo gjë është e paracaktuar, nuk ka më kuptim për mua. Promovohen miqtë, jo artistët e vërtetë,” u shpreh këngëtari.

    Stine, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe këngët e paharrueshme, tha se ende nuk e ka prekur kulmin e karrierës dhe se nuk ka filluar ende të realizojë çfarë dëshiron me të vërtetë.

    Kur u pyet për ndryshimet mes festivaleve të dikurshme dhe atyre të sotme, ai u përgjigj se mungon transparenca dhe ndershmëria:

    “Sot bëhen manipulime. Ose bën kompromis me sistemin, ose tërhiqesh.”

    Artisti shtoi se ndjehet emocionalisht i lidhur me garën dhe konkurrencën, por zhgënjimi me mënyrën si trajtohen talentet dhe drejtësia në ndarjen e çmimeve, e ka bërë të mendojë seriozisht nëse ia vlen të vazhdojë pjesëmarrjen në festivale.

    Me një mesazh të qartë për industrinë, Stine theksoi se për sa kohë favorizohen lidhjet personale në vend të vlerës artistike, skena muzikore shqiptare do të ngelet në vendnumëro.

    artiste festivale muzike Stine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 27, 2026

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    July 27, 2026

    Trump: Askush nuk do të më tregojë se kujt do t’i shesim aeroplanët F-35

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.