Pas largimit të kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” nga koalicioni i PD, Berisha ka reaguar në lidhje me situatën.
Në një prononcim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, Berisha e cilësoi këtë veprim si tradhti,.
Berisha: Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia.
Kujtojmë se Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha.
Për rrjedhojë ditën e sotme u mësua se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.


