Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pak para publikimit të listave, Rama dhe Berisha takime maratonë

    March 12, 2025
    Pak para publikimit të listave, Rama dhe Berisha takime maratonë

    Pak çaste para skadimit të afatit zyrtar të vendosur për depozitimin e listave të kandidatëve, ethet e dy selive kryesore partiake janë dyfishuar.

    Zhvillimet kanë qenë të shumta në radhët e koalicionit opozitar, i cili nga 26 parti, u rrudh në 25.

    Kjo erdhi pasi partia e minoritetit maqedonas, braktisi kolaicionin e PD.

    Por jo vetëm aleatët, më tej thuhet se dhe brenda grupit parlamentar të PD-së ka nisur largimi i personave që nuk do të kandidojnë.

    Një ndër ta përmendet demokrati Dashnor Sula, deputet i qarkut të Elbasanit, i cili u njoftua se nuk do të jetë kandidat për deputet, për shkak të qëndrimeve të tij pro SPAK.

    Nga ana tjetër kryedemokrati Berisha ka njoftuar një mbledhje kryesie. Pas kësaj mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të miratojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

    Sa I përket PS, kryeministri Rama ka nisur në mesditë mbledhjet e veçanta me drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit.

    Deri më tani dihet zyrtarisht se Petro Koçi nuk do të jetë kandidat për deputet, ndërkohë që tre kryebashkiakë, i Burrelit, Tepelenës dhe Beratit ditën e djeshme kanë dhënë dorëheqjen për t’iu bashkuar listës së socialistëve.

    Më tej u mësua se në orën 18:00 Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.

    Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një duke lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti.

     

    para publikimit të listave rama dhe berisha takime maratone
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    April 30, 2026

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    April 30, 2026

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    April 30, 2026

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.