TIRANË- Ditën e sotme një automjet ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar një incident në segmentin më të frekuentuar të autostradës.
Pamjet e ngjarjes janë siguruar nga “Albanian Post”, ndërsa në vendngjarje shihet makina e përfshirë nga flakët. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka informacione per persona të lënduar apo për rrethanat e plota të incidentit.
Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të berë verifikimet dhe për të sqaruar shkaqet e ngjarjes./Radar.al


