Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Sterilizimi”/ Spaho: Pse nuk dëshmon Rama? Metaj: Nëse keni nevojë për leksione se si fitohen zgjedhjet

    November 12, 2024
    "Sterilizimi"/ Spaho: Pse nuk dëshmon Rama? Metaj: Nëse keni nevojë për leksione se si fitohen zgjedhjet

    TIRANË– Këtë të martë, në ditën e dytë të Komisionit Hetimor pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërkohë pjesëmarrësit kërkojnë që në Komision të paraqitet kryeministri Rama dhe Vilma Nushi për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

    Edmond Spaho kërkoi shtyrje të Komisionit, pasi kërkon që në Komision të marrë pjesë edhe kryeministri Rama për të dhënë përgjigje.

    Ndërsa Ilir Metaj ironizoi kërkesat e opozitës, teksa tha se kryeministri mund të vijë në Komision nëse opozita dëshiron leksione se si të fitohen zgjedhjet.

    Edmond Spaho: E pakuptimtë që mos të lejoni të pyesim autoritetet,  njerëzit  të lidhur direk për çështjen në hetim nga komisioni. Pse ju këmbëngulni dhe nuk dëshironi që të pyesim. Thuajeni publikisht që kryeministri nuk dëshiron të vijë në Komision. Ka frikë? Së paku ti themi qytetarëve se ky nuk do t’ia dijë për përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve. KH nuk duhet të mbyllet pa pyetur të gjithë qytetarët që kemi kërkuar të dëshmojnë dhe Vilma Nushin dhe Kryeministrin. Dy javë u ndërpre komisioni se shikonit ndeshjet e ekipit kombëtar hajde të shtyjmë afatin edhe këtu.

    Ilir Metaj: Ju po kërkoni shtyrje për herë të 3 apo të 4, keni humbur fillin. Ne nuk mu ndjekim dot në këtë pik. Nuk e kemi ne fajin që konsumoni kohën për procedurë duke djegur karriget.   Nëse nuk mësoni nga gabimet dhe vazhdoni ti përsërisni nuk është faji im ky. Asnjë koleg nuk ka shkuar të shohë ndeshje futbolli, unë mbaj mend që ishit ju zonjë që ndërmorët nja javë turistik në SHBA sepse ju kishit një axhendë personale. Vajtëm 6 muaj Komision dhe ashtu sikur se hytë ashtu edhe po dilni. Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një seminar workshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.

    Ish-ministri Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm, mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë./Radar.al

    Edmond Spaho Ilir Beqaj ilir metaj komisioni per sterilizimin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.