TIRANË– Sot rreth orës 10:30 ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga burgu ka mbërritur në Kuvend për të dëshmuar në Komisionin hetimor për Sterilizimin, sa u takon 2 koncesioneve, atë të sterilizimit dhe të check up-it.
Beqaj mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Nga pamjet e siguruara nga redaksia e Radar.al shihet se Beqaj është kujdesur të fotografohet me pranga në duar, teksa i ka fshehur duke mbuluar duart me xhup.
Ish-ministri Ilir Beqaj lë sot qelinë/ Pritet të dëshmojë në Komisionin hetimor të Shëndetësisë
Kujtojmë se ish-ministri Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK.
Bëhet fjalë për koncensionin 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij ‘Investital LLC’ është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit./Radar.al


