Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Spiropali nga Athina kërkon heqjen e Ligjit të Luftës: Një relike ligjore nga Lufta e Dytë Botërore që nuk pasqyron realitetin aktual

    December 16, 2025

    Nga Athina, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka kërkuar zyrtarisht heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Greqia, duke e cilësuar atë si një referencë ligjore atavike, të trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore dhe pa asnjë lidhje me realitetin e sotëm të marrëdhënieve dypalëshe.

    Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, Spiropali theksoi se takimet e zhvilluara në Athinë kanë forcuar bindjen se Shqipëria dhe Greqia ndodhen në një moment të pjekur për të trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse si çështjet e mbetura nga e shkuara, ashtu edhe ato aktuale, me synimin për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Ajo nënvizoi se potenciali i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve krijon kushtet e duhura për ta parë përfundimisht të shkuarën përmes perspektivës së një të ardhmeje të përbashkët europiane. Në këtë kuadër, ministrja vuri theksin te rëndësia e forcimit të komunikimit mes shoqërive, botës akademike, organizatave profesionale, grupeve të interesit dhe studentëve, si një bazë e qëndrueshme për afrimin afatgjatë mes dy vendeve.

    Duke iu referuar marrëdhënieve strategjike, Spiropali kujtoi se Shqipëria dhe Greqia janë aleate në NATO, të lidhura nga një Traktat Miqësie dhe të orientuara drejt një perspektive të përbashkët europiane. Në këtë kontekst, ajo theksoi se mbajtja në fuqi e një reference ligjore të trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore është në kundërshtim me frymën e partneritetit dhe nuk pasqyron marrëdhëniet reale mes dy vendeve si aleatë dhe miq.

    Sipas saj, heqja e këtij ligji do të përbënte një hap të rëndësishëm simbolik dhe praktik, që do të forconte më tej bashkëpunimin dypalësh dhe vizionin e përbashkët europian. Spiropali falënderoi ministrin Gerapetritis për lidershipin dhe vizionin e tij, duke vlerësuar qasjen e orientuar drejt së ardhmes në ndërtimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

    Në lidhje me çështjen e pronave të qytetarëve dhe subjekteve shqiptare në Greqi, ministrja deklaroi se kjo temë është trajtuar hapur në kuadër të dialogut konstruktiv mes dy palëve. Ajo theksoi nevojën për një qasje graduale dhe realiste, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe me frymën europiane, me qëllim forcimin e besimit reciprok dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore.

    Sa u përket çështjeve kufitare, përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare, Spiropali u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Ajo theksoi se të dyja palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv dhe se procesi do të udhëhiqet nga vlerat themelore të Bashkimi Europian, respekti për normat e së drejtës ndërkombëtare dhe angazhimi për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

    Ministrja Elisa Spiropali ndodhet në Greqi në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, e cila synon thellimin e dialogut politik dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

    Elisa Spiropali Greqia Ligji i luftes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    June 5, 2026

    Etmond Guri: Nga Greqia janë organizuar autobusë dhe automjete për protestat kundër projektit në Zvërnec

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.