Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Spektakli gati kthehet në tragjedi/ Me parashutë për fushatën e kandidatit për deputet, piloti përplaset në bregdet me forcë

    May 5, 2025

    Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një aktiviteti elektoral të organizuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, në qytetin e Himarës. Në përpjekje për të dhënë një shfaqje të paharrueshme për mbështetësit, në ngjarje u përfshi edhe një parashutist, por “spektakli ajror” për pak u kthye në tragjedi.

    Xhonatan Ismali, një nga emrat më të njohur të sportit të parashutizmit në Shqipëri, u përfshi në incident teksa po zbriste me parashutë në zonën e Potamit. Megjithëse i pajisur me eksperiencë dhe trajnim të lartë, ai nuk arriti të kontrollonte siç duhej uljen dhe përfundoi i rrëzuar, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të emergjencës bëri të mundur që ai të shpëtonte pa dëmtime serioze.

    Të parët që konfirmuan gjendjen e tij ishin të afërmit, mes tyre edhe partnerja e tij, moderatorja Roza Lati, e cila reagoi në rrjetet sociale duke siguruar ndjekësit: “Çdo gjë është në rregull. Shëndoshë e mirë. Shqiponja nuk vritet kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit.”

    Ndërkohë, Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj 28-vjeçarit për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”, duke vlerësuar se mënyra e organizimit dhe realizimit të hedhjes me parashutë ka përbërë rrezik për jetën e tij dhe të të tjerëve. Materialet janë referuar tashmë në Prokurori, ndërsa parashutisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal.

    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    fushata himarë parashute roza lati Vullnet Sinaj Xhonatan Islami
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.