Një ndeshje elektrizuese me 6 gola u zhvillua në Spanjë, ku Barcelona dhe Interi barazuan 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
Interi nisi furishëm dhe kaloi në avantazh me një gol fantastik me thembër nga Thuram, për të dyfishuar më pas me Dumfries. Por Barça reagoi shpejt: Yamal dhe Torres rikthyen baraspeshën që në pjesën e parë.
Zikaltërit nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish përpara me një tjetër gol të Dumfries. Megjithatë, katalanasit arritën të shpëtonin një rezultat pozitiv falë golit të Raphinhas, që vulosi rezultatin përfundimtar 3-3.
Tashmë, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që pritet të jetë një tjetër duel spektakolar për një biletë drejt finales së madhe.


