Së fundmi përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar dëme të mëdha për Spanjën si në materiale ashtu dhe në viktima.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se edhe një qytet tjetër në Spanjë, Barcelona dhe aeroporti El Prat janë zgjuar nën ujë.
Për rrjedhojë alarmi i kuq u shpall për “rrezik ekstrem” për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë kërkimet për trupa në zona të tjera.
Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat, është përmbytur nga vëllime të mëdha uji, duke rezultuar në anulimin e fluturimeve dhe mbylljen e autostradave kryesore.
Për rrjedhojë shumë nga rrugët kryesore janë përmbytur nga vëllime të mëdha uji me drejtuesit e mjeteve që bëjnë çdo gjë të mundshme për të manovruar nëpër rrugët e përmbytura në përpjekje për të arritur në shtëpitë e tyre për siguri.
Videot tronditëse që bëjnë xhiron e internetit na shfaqin ujin që rrjedh nëpër parkingje dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa në të njëjtën kohë pikon nga tavani.
#España | Graves inundaciones afectan a Gavà, #Barcelona. pic.twitter.com/IbychxHPBy
— CadenaSé.com (@CadenaSeCom) November 4, 2024
LEXO EDHE:
Fatkeqësia natyrore e shekullit, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike
Futbolli në zi/ Përmbytjet katastrofike i marrin jetën ish-futbollistit të njohur


