SPANJË– Situata e përmbytjeve në Spanjë sa vjen dhe përkeqësohet. Teksa një ditë më parë u raportuan për 95 persona të vdekur, tashmë mediat e huaja bëjnë me dije se numri iviktimave ka shkuar në 158.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim për të zhdukurit e tjerë. Rindërtimi i zonave të dëmtuara do të zgjasë javë ose muaj të pallogaritur, dhe tani për tani, ekipet e emergjencës po përballen me zonat e paarritshme që janë prerë nga dëmtimet.
Banorët kanë përshkruar skena “makthi”, ku një banor i Valencias i tha gazetarit të BBC, se të gjithë vendasit tani “njohin dikë që ka vdekur”.
Më shumë reshje shiu pritet të bien të premten, duke rrezikuar përmbytje të reja, pasi toka tashmë është e ngopur me ujë./Radar.al


