TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer kontrolle në shtëpinë, zyrën si dhe këqyrje të aparatit celular të administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi.
Bëhet me dije se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme./Radar.al



