Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK godet kartelin ndërkombëtar të ko*ainës, zbardhen 8 episode trafiku nga Amerika Latine drejt Europës. Sekuestrohen 232 pasuri me vlerë 12 mln euro

    April 15, 2026

    SPAK ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikut të kokainës, duke zbardhur 8 episode të trafikimit të drogës gjatë vitit 2020 nga Peruja, Ekuadori dhe Kolumbia drejt Holandës dhe vendeve të tjera europiane.

    Sipas hetimeve, në disa raste bëhet fjalë për sasi të mëdha droge të fshehura në kontejnerë me lëngje frutash, banane, ton dhe rrush të thatë, ndërsa një pjesë e ngarkesave janë sekuestruar në Portin e Roterdamit dhe nga autoritetet holandeze.

    Mes episodeve më të rënda rezultojnë:

    • mbi 1 ton kokainë e nisur nga Peruja drejt Roterdamit në prill 2020
    • 2 ton kokainë nga Ekuadori drejt Holandës në qershor 2020
    • 516 kg kokainë të kapura në Peru
    • 500 kg kokainë të sekuestruara në Roterdam
    • rreth 1600 kg kokainë në gusht 2020, ku 104 kg u kapën në autostradën A2 në Holandë
    • 1238 kg kokainë të fshehura në ngarkesë me banane
    • 531 kg kokainë të kapura në tetor 2020 në Roterdam.

    Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi 232 pasuri, të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

    Çfarë është sekuestruar:

    • kompani dhe kuota biznesesh në Tiranë, Lezhë, Shëngjin dhe Fushë Arrëz
    • 60 pasuri të paluajtshme, mes tyre toka, apartamente, hotele dhe poste parkimi në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë e Himarë
    • 89 automjete të ndryshme
    • 72 llogari bankare të personave fizikë e juridikë nën hetim.

    Vlera totale e aseteve të bllokuara llogaritet rreth 12 milionë euro.

    Operacioni është realizuar me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Agjencisë së Administrimit të Pasurive, si dhe në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet franceze, holandeze dhe britanike.

    Amerika Latine spak trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.