Operacioni i SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës ka çuar në arrestimin e katër personave dhe lëshimin e një urdhër-arresti tjetër për një të dyshuar që ndodhet jashtë vendit.
Në pranga kanë rënë:
Ervin dhe Artur Hoxhosmani
Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive
Ilir Lloshi, i identifikuar si i katërti i grupit
SPAK ka sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete luksoze gjatë operacionit, ndërsa në qelitë e burgut u komunikuan akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibej, ky i fundit i penduar i drejtësisë.
Hetimet u bazuan në dëshmitë e Alibejt dhe përgjimet e komunikimeve në aplikacionin SKYECC, që kanë zbuluar skemën e trafikut dhe lidhjet e grupit të strukturuar kriminal.


