Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s

    March 13, 2025
    SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s

    Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të mërkurën në mbrëmje për të zëvendësuar dy astronautët e ngecur të NASA-s.

    Ekuipazhi i ri duhet të niset drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës përpara se Butch Wilmore dhe Suni Williams të kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në orbitë.

    Rreth katër orë përpara lëshimit në hapësirë të raketës Falcon nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, specialistët zbuluan disa elemente shqetësuese në sistemin hidraulik.

    Inxhinierët bënë vlerësimin e sistemit hidraulik që përdoret për të çliruar një nga dy krahët që mbajnë raketën në platformën e lëshimit. Struktura duhet të anojë mbrapa menjëherë përpara lëshimit të raketës.

    Të lidhur në kapsulën e tyre, katër astronautët pritën një vendim përfundimtar, i cili erdhi kur kishte mbetur më pak se një orë nga momenti i caktuar për lëshim.

    Firma SpaceX e anuloi lëshimin por nuk njoftoi një datë të re për nisjen drejt hapësirës ndërsa theksoi se prova e radhës mund të jetë mbrëmjen e së enjtes.

    Ekuipazhi amerikan, japonez dhe rus do të zëvendësojnë astronautët Wilmore dhe Williams, të cilët kanë mbetur në stacionin hapësinor që nga qershori. Dy pilotët testues mbetën në stacionin hapësinor pasi kapsula “Starliner” me të cilën udhëtuan, nga firma “Boeing”, pësoi një avari.

    NASA tha atëherë se kthimi i astronautëve me sondën e firmës “Boeing” është shumë i rrezikshëm. Sipas njoftimit, dy astronautët do të qëndrojnë në stacionin hapësinor deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

    Fluturimi i parë me sondën e firmës Boeing ishte parashikuar të zgjaste një javë, por NASA dha urdhër që kapsula të kthehej në Tokë bosh dhe dy astronautët, Wilmore dhe Williams të ktheheshin me kapsulën e firmës SpaceX.

    Në vitin 2014, NASA nënshkroi një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh me firmën ‘Boeing’ për ndërtimin e një mjeti hapësinor për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Po ashtu, NASA nënshkroi një kontratë të ngjashme prej 2.6 miliardë dollarësh me firmën ‘SpaceX’. Sonda “Dragon” e kompanisë SpaceX ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020.

    Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqime dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë./VOA

    nasa SpaceX
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.