TIRANË– Dy ditë pas Kongresit të PS nga ku Kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet në qeveri, sot mblidhet Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.
Pritet që presidenti të dekretojë këto ndryshime, pasditen e sotme. Në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, pavarësisht se e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.


