BRUKSEL– Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet për anëtarësimit e Shqipërisë në BE do të mbahet ditën e sotme në Bruksel.
Para nisjes së konferencës, kryeministri Edi Rama do të japë një deklaratë për mediat. Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohet me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00 do të nisë zyrtarisht konferenca.
Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar./Radar.al


