TIRANË- Këtë të enjte mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend. Por ndryshe nga të enjtet e javëve të kaluara, sot pritet që parlamenti t’i kthehet normalitetit, pasi në seancën e sotme do të jenë të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 31.10.2024.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2025” .
4. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
5. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zevendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” , i ndryshuar.
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.



