Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana. Lista e plotë e rrugëve me ndalim qarkullimi dhe parkimi

    May 10, 2025
    Giro d’Italia
    Giro d’Italia

    Sot zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”, e cila do të jetë tërësisht në rrugët e Tiranës. Çiklistët do të përshkojnë disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit deri në vijën e finishit, duke sjellë kufizime të konsiderueshme në qarkullim dhe parkim.

    Për pasojë, ndalohet parkimi nga ora 08:00 deri në 11:00 në segmentet që përfshijnë vendet e akomodimit të ekipeve, konkretisht në: “Zogu i Zi”, Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave dhe rruga pas Pallatit të Kulturës.

    Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit do të nisë nga ora 10:00 deri në 18:00 në gjithsej 18 rrugë, sheshe apo bulevarde të Tiranës, përfshirë:

    • Sheshi “Skënderbej”

    • Rruga “Urani Pano”

    • Rruga “Dedë Gjo Luli”

    • Rruga “Ibrahim Rugova”

    • Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

    • Bulevardi “Gjergj Fishta”

    • Rruga “Muhamet Gjollesha”

    • Bulevardi “Bajram Curri”

    • Rruga “Ibrahim Rugova” (dy herë përfshirë në itinerar)

    • Rruga “Lek Dugagjini”

    • Rruga “Dervish Hima”

    • Rruga e Elbasanit deri në Rrethrrotullimin e Saukut

    • Rruga “Abdyl Frashëri”

    • Bulevardi “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”

    • Rruga pas Pallatit të Kulturës, për stacionimin e mjeteve të eventit

    Gjatë këtij orari, në këto akse nuk lejohet qarkullimi i mjeteve, me përjashtim të automjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

    Gjithashtu, akses i kufizuar do të ketë në 7 zona të banuara gjatë orarit 10:00–18:00, konkretisht:

    • Rrugët lidhëse me “Papa Gjon Pali II”: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”

    • Rruga “Ukraina e Lirë”

    Sa i përket orientimit të trafikut në datën 10.05.2025:

    • Zona e Pazarit të Ri dhe “Hoxha Tahsim” nuk do të ketë akses me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por vetëm me rrugën e Dibrës – “Farmacia 10”, daljen në autostradën lindore dhe rrugën e Barrikadave.

    • Rruga e Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” do të lidhen me zonën e Tiranës së Re vetëm përmes rrugës “Dritan Hoxha” dhe Unazës së Re.

    • Zona e Qytetit Studenti, Higjiena, Shkolla e Baletit, ish-Tregu Elektrik dhe “Ali Demi” do të kenë akses përmes rrugës “Pasho Hysa”, “Pjetër Budi” dhe “Agush Gjegjevica”, me dalje në unazën lindore dhe rrethrrotullimin e Shkozës.

    Nesër, më 11 maj, do të zhvillohet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri, që nis dhe përfundon në qytetin e Vlorës.

    Etapa e parë u zhvillua një ditë më parë, duke nisur nga qyteti i Durrësit.

    Përveç rëndësisë sportive, “Giro d’Italia” ka dhe një impakt të madh në promovimin e imazhit të Shqipërisë, duke u ndjekur nga audienca ndërkombëtare në shumë vende të botës. Gara do të përmbyllet në Romë, më 1 qershor 2025.

    "Giro d’Italia" qarkullimi rrugët Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.