TIRANË-Tre Mars 2023, sot është afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa Partia Demokratike vijon negociatat me aleatët për të finalizuar marrëveshjet e saj elektorale.
Nga bisedimet mes aleatëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kanë vijuar për ditë me radhë në selinë blu.
Theksojmë se deri më tani Partia Demokratike ka arritur një marrëveshje me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë katër deputetë në listat e mbyllura. Gjithashtu, Partia Republikane, PBDNJ e Vangjel Dules dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë siguruar nga një vend secila.
Nga ana tjetër ende s’ka një dakordësi të qartë me PDIU-n e Shpëtim Idrizit. Sipas Stafës, burime nga opozita bëjnë me dije se PD i ka ofruar PDIU-së një vend në listat e mbyllura, por nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga Idrizi, i cili së fundmi është takuar me Sali Berishën në Kuvend./Radar.al


