Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën

    February 23, 2026

    Sllovakia dhe Hungaria akuzojnë Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”. Ato kërcënojnë me bllokimin e furnizimit me energji elektrike dhe të ndihmave të BE-së.

    Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit “Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme.

    Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së saj.

    Ukraina dënon kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë

    Ukraina i dënoi ashpër kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë në mosmarrëveshjen për furnizimet me energji. Kievi i akuzoi dy vendet anëtare të BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, e cilësoi si të papërgjegjshme kërcënimin për t’i ndërprerë Ukrainës furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. “Kjo kërcënon sigurinë energjetike të gjithë rajonit”, shkroi Sybiha në platformën X.

    Ai shtoi se qeveritë në Budapest dhe Bratislavë duhet t’ia drejtojnë ankesat e tyre Kremlinit dhe jo Kievit. Naftësjellësi “Druzhba” është dëmtuar nga sulmet ruse dhe punimet për riparimin e tij po vazhdojnë pavarësisht rrezikut nga sulmet me raketa, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Kievi kritikoi faktin se Bratislava dhe Budapesti synojnë t’u ndërpresin ukrainasve energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin pikërisht gjatë periudhës së acarit ekstrem.

    Fico: Zelenski ka qëllime të këqija

    Në një konferencë për shtyp në Bratislavë Fico përdori një gjuhë konfrontuese ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Për dëmtimin e tubacioneve nuk ka asnjë fajtor të qartë, tha kryeministri sllovak. Sipas Ficos, Ukraina akuzon rusët se kanë dëmtuar tubacionet gjatë një sulmi, ndërsa rusët akuzojnë Ukrainën se e ka ndërprerë qëllimisht qarkullimin e naftës përmes naftësjellësit.

    “Tani do të më duhej të hamendësoja, por nuk është hera e parë që presidenti Zelenski merr vendime politike që dëmtojnë Sllovakinë”, shtoi Fico. Sipas tij, kjo kishte ndodhur edhe më parë, kur u ndërpre tranziti i gazit përmes territorit të Ukrainës drejt Sllovakisë.

    Fico këmbëngul që problemet me naftësjellësin janë hakmarrje e Ukrainës për politikën që ndjekin nga Sllovakia dhe Hungaria ndaj Ukrainës.

    Sllovakia dhe Hungaria bëjnë pjesë ndër vendet që janë shprehur në BE në mënyrë kritike ndaj ndihmave për Ukrainën dhe ndaj një anëtarësimi të mundshëm të saj në BE. Sllovakia nuk merr pjesë në paketën e ndihmës prej 90 miliardë eurosh. Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të blejnë naftë të papërpunuar nga Rusia./DW

    Hungari Sllovaki Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.