Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në Gjirokastër/ Punonjësi i bashkisë përplas 4 automjete, lëndohen 3 persona

    Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset

    110 kg kokainë e fshehur në garazh, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026
    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën! Do të marrim masa ligjore

    Pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, ku pretendohej se Kryetari i Bashkisë Gjirokatër dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin HIV/AIDS, ka ardhur edhe reagimi zyrtar.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia ka reaguar ashpër duke theksuar se këto pretendime janë tërësisht  të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale. Sipas tyre ky është një akt i rëndë i cili synon të dëmtojë figurën e institucionit, kryetarit të Bashkisë dhe punonjësve.

    “Bashkia Gjirokastër dënon me forcën më të madhe përhapjen në rrjetet sociale dhe në çdo formë tjetër publike të informatave dhe pretendimeve të rreme, të fabrikuara dhe alarmuese, të cilat kanë për qëllim të qartë krijimin e një gjendjeje pasigurie dhe paniku te qytetarët. Pretendimet e shpërndara së fundmi, sipas të cilave Kryetari i Bashkisë dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin HIV/AIDS, janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale.

    Bashkia Gjirokastër e konsideron këtë jo thjesht si një akt dezinformimi, por si një veprim të rëndë, të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, i cili synon të dëmtojë figurën e institucionit, të cenojë dinjitetin dhe integritetin e punonjësve të administratës vendore, të godasë reputacionin e Kryetarit të Bashkisë dhe, mbi të gjitha, të përhapë panik dhe pasiguri te qytetarët. Përmbajtje të tilla nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën për informim, por përfaqësojnë një përpjekje dashakeqe për të helmuar klimën publike me të pavërteta dhe për të krijuar shqetësim të pajustifikuar në komunitet” thuhet në njoftim.

    Bashkia gjithashtu u bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin verifikimet dhe hetimet për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të këtij informacioni të rremë për t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore.

    “Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, përbën vepër penale, të parashikuar shprehimisht nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

    Në këtë rast, është e qartë se qëllimi i këtyre pretendimeve të rreme nuk është thjesht përhapja e një të pavërtete, por krijimi i panikut te qytetarët, cenuarja e qetësisë publike dhe nxitja e pasigurisë në opinionin publik. Pikërisht ky element i qëllimit e bën këtë sjellje të lidhet drejtpërdrejt me parashikimin e nenit 267 të Kodit Penal.

    Për këtë arsye, Bashkia Gjirokastër u bën thirrje të drejtpërdrejtë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin pa vonesë verifikimet dhe hetimet përkatëse për identifikimin e autorëve, nxitësve, publikuesve dhe shpërndarësve të këtij informacioni të rremë dhe alarmues, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdo person të përfshirë në këtë veprim. Një sjellje e tillë nuk mund të trajtohet si një deklarim i zakonshëm në rrjetet sociale, por si një akt me pasoja të drejtpërdrejta për rendin publik, për besimin e qytetarëve dhe për funksionimin normal të jetës institucionale” theksohet më tej.

    Gjithashtu Bashkia e Gjirokastrës bën me dije se do të ndjekë me vendosmëri të plotë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit të institucionit, të figurës së Kryetarit të Bashkisë dhe të dinjitetit të çdo punonjësi të saj. Në fund të reagimit ata nënvizojnë se do të vijojnë normalisht ushtrimin e funksioneve të saj dhe do tu shërbejë si gjithmonë qytetarëve të saj.

    “Bashkia Gjirokastër garanton qytetarët se nuk ekziston asnjë situatë e tillë, siç pretendohet në mënyrë dashakeqe në këto publikime. Çdo informacion i shpërndarë në këtë drejtim është plotësisht i rremë dhe i ndërtuar me qëllim dëmtimin e figurës së institucionit dhe krijimin e alarmit të pabazuar në publik. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se Bashkia Gjirokastër vijon normalisht ushtrimin e funksioneve të saj dhe si gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

    Njëkohësisht, Bashkia Gjirokastër bën me dije se do të ndjekë me vendosmëri të plotë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit të institucionit, të figurës së Kryetarit të Bashkisë dhe të dinjitetit të çdo punonjësi të saj, duke kërkuar marrjen e masave ligjore ndaj autorëve të këtij materiali të rremë dhe alarmues.

    Bashkia Gjirokastër u bën gjithashtu thirrje qytetarëve, mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të tregojnë përgjegjësi, të verifikojnë burimet e informacionit dhe të mos bëhen pjesë e shpërndarjes së përmbajtjeve të pavërteta që synojnë të krijojnë panik. Ruajtja e qetësisë publike, e përgjegjshmërisë qytetare dhe e komunikimit të bazuar në të vërtetën është një detyrim i përbashkët i çdo qytetari dhe i çdo institucioni”, përfundon njoftimi.

    Aktulitet Bashkia e Gjirokastrës Pretendohet se 18 punonjësit dhe Kryetari të infektuar me HIV/AIDS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në Gjirokastër/ Punonjësi i bashkisë përplas 4 automjete, lëndohen 3 persona

    April 18, 2026

    Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset

    April 18, 2026

    110 kg kokainë e fshehur në garazh, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

    April 18, 2026

    Ndizet merkato e verës, Barcelona hedh sytë nga rivalët për porfocime

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.