Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    Eliminimi i Realit dhe Barcelonës nga Champions, Ancelotti: Skuadra më e fortë është…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026
    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    Policia ka ndaluar ditën e sotme 28-vjeçarin David Prendi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të “Call Center-ave”, që mashtronte qytetarë evropianë me kriptomonedha, me bazë në në kullën luksoze në Tiranë, Atti Tower, e në godinën tjetër të e famshme dhe shumë të shtrenjtë të kryeqytetit, “Doëntoën One”.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

    -vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”,- njofton policia.

    SPAK tha se hetimet për aktivitetin mashtrues, që Report Tv mësoi se e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, nisën pasi nga emisioni investigativ italian “Le Iene” u dorëzuan materiale.

    Nga videot e filmuara nga gazetari italian i “Le Iene” që ishte i infiltruar si punonjës në këtë call center, pikërisht në zyrat e vendosura në katin e 9-të dhe të 13-të shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

    Sipas SPAK organizatorët kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

    Ishin pikërisht vëzhguesit jashtë kullës “Atti Toëer” që sipas Prokurtorisë së Posaçme mbrëmjen e datës 15 Janar, pas përfundimit të punës, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

    Kur hetuesit e BKH-së kanë shkuar në kullën luksoze më 16 janar i kanë gjeture të boshatisura zyrat, pasi ishin larguar pajisjet dhe personelit. Pas këtij momenti BKH ka identifikuar mjetet që kanë larguar kompjuterat dhe pajisjet e tjera të Call Centerit. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, kryesisht transportues, që kishin lëvizur pajisjet nga “Atti Toëer” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Doëntoën One”. Me iniciativën e tyre hetuesit janë ngjitur menjëherë në katin e pestë të kësaj kulle, ku kanë gjetur një tjetër “Call Center”, në ndërtim e sipër.

    Pasi kërkoi përforcime nga policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, që u kapën në flagrancë dhe më pas ndalimi i dy të tjerëve, që dyshohen si punonjës të call centerit dhe akuzohen për mashtrim kompjuterik.

    Një ditë më pas, më 17 janar, janë lëshuar edhe urdhrat e ndalimit për tre vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, si organizatorë, që vijojnë të jenë në kërkim.

    Investigimi mori shkas nga ankesat e disa italianëve të mashtruar. “Le Iene” mundi të infiltrojë një person, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat se jo vetëm shqiptarë, por edhe italianë janë përfshirë në krim, që jetojnë në Itali apo Shqipëri. Transaksionet e fituara nga aktiviteti kriminal kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga kokat e grupit.

    ——————————-
    Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK David Prendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026

    Eliminimi i Realit dhe Barcelonës nga Champions, Ancelotti: Skuadra më e fortë është…

    April 18, 2026

    E bujshme/ Arbeloa nuk do të jetë trajner i Realit, ja kandidatët që pritet ta zëvendësojnë

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.