Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026
    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    Abuzime me çmimet, spitalet shtetërore pa ilaçe si dhe medikamente të skaduara apo pranë afatit të skadencës nëpër farmaci janë disa nga shkeljet më të mëdha që Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka evidentuar në raportin vjetor që ka dorëzuar në Kuvend.

    ***

    Mbi 102 mijë njësi barnash kanë dalë në treg përmes farmacive të lagjeve me afat skadence të përfunduar, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Të dhënat bëhen publike në raportin vjetor të Kontrolli i Lartë i Shtetit, që i është dorëzuar kuvendit për vitin 2025. 

    Në raport KLSH evidenton një auditim të vitit 2024 ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që zbulon mungesën shqetësuese të kontrollit në qarkullimin e barnave.

    “Nga auditimi i të dhënave të sistemit “e-depo” për vitin 2024 u konstatuan 102,778 njësi barnash që kanë dalë nga depot farmaceutike me datë skadence të njëjtë me datën e shitjes/hyrjes në farmaci, si dhe 143,598 njësi barnash me datë skadence 1–5 ditë pas daljes nga depot”,- thuhet në raport.

    Raporti evidenton gjithashtu mangësi në ndjekjen e furnizimit me barna, përfshirë vonesa, mungesa të zgjatura dhe mosrespektim të detyrimeve kontraktuale. Në disa raste janë konstatuar edhe shpërndarje të barnave spitalore në rrjetin e hapur, në kundërshtim me ligjin.

    “Daljet e barnave spitalore drejt rrjetit të hapur dhe kryerja e transaksioneve me fatura zero evidentojnë mungesë kontrolli dhe rrezik për përfitime financiare të pajustifikuara nga farmacitë”,- thuhet në raportin e KLSH.

    Shkelje janë gjetur edhe në funksionimin e kontrollit të brendshëm dhe në mbikëqyrjen e zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë mungesën e verifikimit të çmimeve, kontrollit fizik të faturave dhe monitorimit efektiv të qarkullimit të barnave.

    Problematika të shumta janë evidentuar edhe për barnat e rimbursueshme. Raporti thekson deklarime të pasakta të inventarëve, si dhe mospërputhje mes të dhënave në sistem dhe gjendjes reale në depo dhe farmaci.

    “Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2024 përfshinte barna pa çmim të miratuar dhe me dokumentacion të paplotë, përfshirë 59 barna pa konsum dhe pa kontratë me ndonjë importues, si dhe 16 barna të tjera të njoftuara për ndërprerje furnizimi, të cilat ishin përfshirë sërish në listë në kundërshtim me ligjin”,- thuhet në raport.

    Një shqetësim i veçantë lidhet edhe me mungesën e barnave antitumorale.

    “Rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 46% nuk janë importuar në asnjë moment gjatë periudhës së auditimit, duke treguar për mungesë të mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg”,- thuhet në raport.

    Për këtë situatë, KLSH i drejton gishtin si përgjegjëse Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, QSUT-së, FSDKSH-së dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke theksuar se mungesa e bashkëpunimit dhe masat e pjesshme kanë ndikuar në mosfunksionimin efektiv të sistemit.

    barna pa çmim dhe kontrata Barna të skaduara në farmaci Lista e rimbursimit në shkelje Raporti i KLSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.