TIRANË– Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndërkohë që prej dy ditësh është i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për rastin e rëndë të 1 Gushtit në Pejë, vijon të jetë aktivë në Instagram.
Vetëm pak më parë ai ka publikuar një video nga arkivat, ku shfaqet në një concert sëbashku me Noizyn, reperin shqiptar i cili u arrestua pak ditë më parë në Shëngjin për ngjarjen e rëndë në Pejë të Kosovës.
Mbi video Stresi shkruan: Dueti më i mirë. Plasni!

Në video dëgjohet një pjesë nga kënga e tyre “Medaljoni”: Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni.


