Ditën e sotme një 39-vjeçar nga Tepelena është arrestuar në flagrancë në Aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe plot me drogë.
Bëhet fjalë për shtetasin Dhimitër Shehu nga fshati Kras i Tepelenës, i cili vinte nga Tajlanda dhe synonte shitjen e drogës në Shqipëri.
Gjatë kontrolleve të bëra, brenda valixhes autoritetet zbuluan 19.4 kg Kanabis me përqindje të lartë THC (i cilësisë së lartë), e cila në treg kapte vlerën e rreth 388 mijë euro.
Referuar hetimeve të deritanishme dyshohet se ai është paguar nga një person tjetër për të kryer transportin e drogës. Por para hetuesve ai ka kyçur gojën.
Udhëtimi i Dhimitër Shehut ka qenë transit në Dubai dhe kanë qenë autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ata që e pikasën lëndën narkotike dhe bllokuan menjëherë valixhen.
Më pas teksa kanë parë itenerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit që do të udhëtonte drejt Shqipërisë kanë komunokuar me autoritetet tona duke nisur valixhen për Shqipëri.
Pë rrjedhojë, policia arrestoi 39-vjeçarin si dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.


