Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Skandali në shtëpinë e Schumacher/ Zbulohet piloti që përdh*noi infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1

    October 17, 2025

    ZVICËR– Mediat e huaja kanë shkruar sëfundmi për një skandal seksual që ka ndodhur në shtëpinë e Schumacher, ndërsa bëhet me dije se gjithashtu është zbuluar edhe piloti që përdhunoi infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1

    Sipas prokurorisë zvicerane, Mawson, 29 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar dy herë një infermiere që kujdesej për Schumacher-in, ndërsa ajo ishte në gjendje pa ndjenja pas një mbrëmjeje me kokteje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 23 nëntor të vitit 2019. Mawson ka mohuar akuzat, duke pretenduar se marrëdhënia me viktimën ishte konsensuale dhe se ata kishin pasur më parë kontakt romantik, përfshirë një puthje në një klub nate në Gjenevë.

    Bazuar në aktakuzës zyrtare, infermierja e cila ishte një kujdestare me banim në rezidencën e Schumacher-it – kishte konsumuar alkool pas një dite të lodhshme pune dhe ndjehej keq fizikisht. Ajo u shoqërua në dhomë nga kolegët, të cilët raportojnë se e lanë të shtrirë në shtrat pa e zhveshur dhe me dritat ndezur. Në dokumentet gjyqësore thuhet se pas largimit të tyre, Mawson është kthyer në dhomë dhe ka kryer aktin e përdhunimit ndërsa viktima ishte në gjendje të pandërgjegjshme. Vetë infermierja nuk mban mend asgjë nga nata në fjalë dhe asnjë nga dëshmitarët e tjerë nuk raportuan të kenë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë.

    Procesi gjyqësor ishte planifikuar të niste këtë javë, por Mawson nuk u paraqit në gjykatë, duke e detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën për në një datë të pacaktuar. Aktualisht, Mawson është i pezulluar nga garat, si pasojë e një skandali të ndarë që lidhet me doping në Australi. Ai është një dy herë kampion i serisë australiane S5000 dhe dikur konsiderohej një talent premtues në botën e garave, ku garonte krahas emrave si Mick Schumacher, Lando Norris dhe George Russell.

    Familja Schumacher nuk është e përfshirë në këtë çështje dhe ka refuzuar të komentojë mbi rastin. Bild raporton se Mick Schumacher dhe Joey Mawson nuk kanë pasur kontakte për shumë vite.

    Ankesa penale u paraqit në vitin 2022, tre vjet pas ngjarjes së pretenduar, pasi infermierja u largua nga ekipi mjekësor që kujdesej për ish-kampionin e botës në Formula 1./DaulyMail/Radar.al 

    Formula 1 Schumacher Skandal seksual ne shtepune e Schumacher
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    April 23, 2026

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.