SHKODËR– Policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht një bankier në Shkodër, i indentifikuar si A. Gj., 42 vjeç, pasi mashtroi 63-vjeçaren në institucionin financiar ku punonte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja H. H., 63 vjeçe, banuese në Shkodër, se 42-vjeçari, përfaqësues i një banke, e ka mashtruar në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në këtë institucion financiar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Radar.al


