Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në Korçë/ Bledjon Nallbati dhunon me grushte shoferin e kamionit

    May 4, 2025
    Skandali në Korçë Bledjon Nallbati dhunon me grushte shoferin e kamionit

    Një akt i paprecedentë dhune ka ndodhur në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kandidati për deputet i Sali Berishës, i treti në listën e mbyllur të qarkut të Korçës, Bledjon Nallbati, ka dhunuar një shofer kamioni.

    Rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta, shfaqet Nallbati dhe vëllai i tij (shoferi i mjetit), teksa ndalojnë fuoristradën në mes të rrugës para trajlerit.

    Është vëllai i Nallbatit që del i pari nga makina dhe më pas edhe kandidati i Berishës, i treti në listën e mbyllur të Korçës.

    Nallbati, i cili dallohet në video i veshur me një xhaketë dhe një bluzë të bardhë, fillimisht përpiqet të ndalojë sherrin mes vëllait të tij dhe shoferit të kamionit. Alti Nallbatit dallohet të debatojë me tone të ashpra me shoferin e kamionit. Pas pak sekondash, Nallbati që po përpiqej të ‘shuante’ sherrin, jo vetëm që përfshihet edhe vetë në konflikt, por edhe dhunon shoferin e kamionit me grushte.

    Fillimisht i hakërrehet shoferit të trajlerit dhe më pas hap derën për ta zbritur duke e goditur me grushte. Shoferi përpiqet që të vetëmbrohet nga agresioni, por për asnjë çast pa lëvizur nga sedilja dhe kabina e tij.

    Nallbati vijon dhunën fizike teksa hipën në shkallën e kamionit dhe godet me grushte nga dritarja e derës shoferin. Aty ndërhyjnë edhe qytetarë të pranishëm që grumbullohen, duke e larguar deputetin e qarkut të Korçës, që edhe gjatë seancave plenare të kaosit në Kuvend vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, ka qenë ndër më aktivët dhe agresivët për PD-në.

    Mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. Pas konflitktit, Nallbati, vëllai i tij dhe shoferi i kamionit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Pas procedurave, të tre janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.

    Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori.

    Bledjon Nallbati dhunon me grushte shoferin e kamionit Skandali në Korçë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    April 27, 2026

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.