Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    Reality show britanik “TOWIE” zgjedh Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Skandali/ Haga me gjuhën e Beogradit, Kosova cilësohet si…

    April 10, 2025

    Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”, shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës. Sipas raportimeve, skandali ndodhi më 11 nëntor 2022, ndërsa po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së.

    Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar. Ai e cilësoi referencën si thellësisht fyese dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.

    “Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit.

    ZPS-ja ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm. Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

    Haga kosova Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    June 6, 2026

    Reality show britanik “TOWIE” zgjedh Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri

    June 6, 2026

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    June 6, 2026

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.