Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “S’ka bir k*rve të thotë se më ka dhënë lekë”/ Rama: Nëse puna ime quhet korrupsion do të dorëzohem

    February 20, 2025
    "S'ka bir k*rve të thotë se më ka dhënë lekë”/ Rama: Nëse puna ime quhet korrupsion do të dorëzohem

    Gjatë takimit të sotëm me punonjësit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama në një moment deklaroi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës.

    Kreu i qevrisë u shpreh gjithashtu se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet korrupsion.

    Edi Rama: Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?

     

    dorezohem korrupsion rama takimi me punonjesit e bashkise se tiranes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.