Teksa vijon takimi me 6 mijë punonjësit e bashkisë së Tiranës, Rama komentoi protestën e organizuar para SPAK për Erion Veliajn.
Kreu i qeverisë e cilësoi këtë veprim si një gabim të pafajshëm, që nuk duhet të përsëritet më.
Sipas kreut të qeverisë, Veliaj mbahet në burg pa gjyq dhe i është ndërprerë kontrata me qytetarët e Tiranës.
“Të dashur punonjës të Bashkisë Tiranë, e kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, nujerëz të prekur, lënduar, zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa prej jush shkuat te dera e gjykatës speciale për të protestuar, ditën kur kryetari u bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua t’ju gjykoj keq, e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte gabim sado i pafajshëm, nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga kushdo që punon në institucionin shqiptar. Unë nuk mendoj ndryshe sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sonte në burg, me statusin e të dyshuarit, por ende jo me atë të pandehurit, e lë më atë të fajtorit”, theksoi ai.


