Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo i dëshpëruar për rastet e humbura: Kështu është kur të mungon një qendërsulmues tipik

    March 27, 2026

    VARSHAVË-Trajneri Silvinjo ka folur pas humbjes 2 me 1 të Shqipërisë ndaj Polonisë. Për kuqezinjtë ishte zhgënjim, pasi kaluan të parët në avantazh.

    Silvinjo deklaroi nga Varshava:“Jam i trishtuar. Jam krenar për të gjithë lojtarët, që kanë bërë ndeshje të barabartë. Me skuadër të fortë, që është mësuar të luajë në Europian apo Botëror dhe në këtë stadium të madh me kaq tifozë. Jam i trishtuar, kështu kam qenë që fëmijë, që 7-8 vjeç mërzitesha nëse humbja ndeshje. I tillë është futbolli, por jam shumë krenar për çfarë kanë bërë lojtarët sot.

    Ramadani? Jam shumë krenar, në fakt e menduam zëvendësimin me Pilon se mund të kalonim 3-5-2, ka ritëm dhe luan me topin. Nga ana tjetër, kur të mungon një sulmues qendre tipik, munduam të luftojmë nga krahët me Uzunin dhe Hoxhën. Hoxha shënoi, Uzuni pati mundësi. E vështirë të përballesh me mbrojtjen polake, duhet të gjenim një mënyrë për ta thyer.

    Jam shumë i lumtur për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Ne jemi një. Nuk mendoj tani për një vendim të caktuar. Sot ka qenë ditë e trishtueshme, tani mendoj për të shkuar në Valencia. Ky është rrugëtim shumë i mirë. Një hap përpara, që ne kemi bërë të gjithë si vend, federatë dhe lojtarë.

    Dua të marr 24 orë, për të qenë paksa i trishtuar. Të vish këtu është një moment gëzimi, të luanim për një vend në Botëror. Por edhe një trishtim që nuk ia dolëm. Është i gjithi një rrugëtim, dhe i lumtur për çfarë arritëm.

    Për momentin mendoj vetëm për ndeshjen që vjen me Valencian. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 3 viteve më parë, pikërisht këtu. Ka qenë minuta e 82-të, ajo më ka mbetur në zemër. Kjo do më mbetet akoma më shumë në zemër, mundësitë që kemi humbur. Ishte Polonia në një ndeshje finale të “play off” të Botërorit, me Suedinë dhe kanë qenë Zielinski dhe Levandovski që kanë shënuar.

    Do mbetet për të parë. Nuk do kemi mundësi për të ftuar lojtarë të tjerë. Jemi me 26 lojtarë. Pas 24 ose 48 orësh mund të mendojmë edhe njëherë”, u shpreh Silvinjo për “Klan TV”./PanoramaSport

    Silvinjo Trajneri Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.