Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH

    June 30, 2025

    Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka dalë ku ka të paktën 23 viktima.

    Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

    Policia njoftoi se deri në mesditën e datës 26 qershor ishin identifikuar 16 gra, në emër të të cilave ishte marrë kredi, ndërkohë që janë të paktën 23 gra që janë mashtruar dhe është marrë kredi në emër të tyre pa qenë ato prezente.

    Institucioni financiar ku janë tërhequr kreditë është IUTE Credit, ndërkohë që përbën pikëpyetje të madhe procedura e ndjekur për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla delikate, aq më tepër në një kontekst të një skandali edhe më të madh, i cili nuk është mbyllur.

    Policia është duke bërë verifikime të tjera për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit.

    Si u bënë gratë e Zejmenit të Lezhës me kredi te IUTE pa e ditur

    Sipas policisë, 33-vjeçarja Donika Curri ka marrë kartat e identitetit të zonjave dhe ka kryer aplikimet për kredi te IUTE Credit.

    “Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

    Ngjarja është nën hetim dhe policia është duke verifikuar nëse 33-vjeçarja ka shkuar në fililet e IUTE Credit për të bërë aplikimin apo e ka kryer atë përmes aplikacionit, procedurë e cila ka nivele shumë më të ulta verifikimi të kredimarrësit nga kredidhënësi duke sjellë problematika të tilla të mprehta, raporton Skyweb.

    Si u bënë aplikimet 

    Një pjesë e aplikimeve për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit. Kusht për të marrë kredi te IUTE Credit nga aplikacioni është karta e identitetit si edhe fotoja e aplikantit.

    Ndërkohë, policia është duke bërë verifikime të tjera pasi siç mëson Skyweb.al, ka dyshime për bashkëpunim nga punonjës të kompanisë si pjesë e skemës së mashtrimit.

    Mësohet se një pjesë e madhe e zonjave që janë futur në kurthin e kredive të pamiratuara prej tyre janë nga zonja e Zejmenit të Lezhës. Për ironi të fatit, edhe Pal Trashaj, i cili dogji veten para SPAK për shkak të një kredie të ngjashme që po i merrte shpirtin ishte pikërisht nga Zejmeni.

    Mungesa e kontrollit, qytetarët viktima: IUTE shkeli rregulloren e Bankës së Shqipërisë?

    Pas skandalit me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë shtrëngoi kushtet e kreditimit duke kufizuar në dy numrin e kredive që mund të marrë një qytetar, ndërkohë që detyroi bankat dhe institucionet financiare që të verifikojnë aftësitë paguese të kredimarrësve duke mos dhënë më kredi “në pak minuta”.

    Duket se parashikimet e rregullores “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jo banka” nuk është zbatuar nga IUTE Credit në rastet në fjalë.

    Madje, nëse rezulton se kreditë janë marrë vetëm nga aplikacioni pa bërë një verifikim të kredimarrësit, ashtu siç e kërkon Banka e Shqipërisë, duket se situata nuk ka ndryshuar fare nga ajo e para skandalit me FINAL dhe MCA, por është përkeqësuar.

     

     

    Lexo edhe: 

     

    Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

    Final IUTE Credit kredi MCA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.