Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Si përfitohet zbritja/ Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

    May 7, 2025
    Si përfitohet zbritja/ Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

    TIRANË– Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA) do të kenë mundësi të përfitojnë jo vetëm ulje tatimore, por edhe të kërkojnë rimbursim nga tatimet në rastet e tepricës kreditore.

    Audituesi ligjor Julian Saraçi thotë se e drejta për përfitim rimbursimi bëhet për rastet kur të punësuarit dhe biznesi rezulton me tepricë kreditore.

    “Në rastet kur pas dorëzimit të deklaratës në 31 mars 2026 (DIVA për të punësuarit ose deklarata e biznesit për personat fizikë) rezulton tepricë kreditore nga këto zbritje mund të kërkohet për rimbursim.

    Sipas Nenit 75 të ligjit nr. 9920, nëse tatimpaguesi ka paguar më tepër tatim, administrata tatimore fillimisht përdor shumën e tepërt për të shlyer detyrime të tjera të papaguara.

    Me miratimin me shkrim të tatimpaguesit, pjesa e mbetur ose i rimbursohet brenda 30 ditëve kalendarike ose kalohet për të mbuluar detyrimet e ardhshme”, shpjegon audituesi ligjor Julian Saraçi.

    Ndërsa për sa i përket zbritjeve vjetore të shpenzimeve për arsimim në praktikë, kjo nënkupton që një familje me dy fëmijë të moshës nën 18 vjeç mund të përfitojë deri në 96,000 lekë zbritje për shpenzimet arsimore të fëmijëve dhe deri në 100,000 lekë për arsimin, nëse i plotëson kushtet që të ardhurat vjetore të jenë nën 1,2 milionë lekë, duke ulur ndjeshëm tatimin e përgjithshëm që duhet të paguajë.

    Këto ndryshime vijnë si pjesë e Aktit Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili parashikon mbështetje fiskale për familjet përmes dy përfitimeve kryesore.

    Sipas dispozitave të reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, përfitimet për individët do të jenë 48,000 lekë në vit zbritje nga baza tatimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pa kufizim të të ardhurave; 100,000 lekë në vit zbritje për shpenzimet e dokumentuara për arsimimin e fëmijëve, por vetëm për individët me të ardhura vjetore nga punësimi më pak se 1,2 milion lekë.

    Këto zbritje nuk do të aplikohen çdo muaj në pagë, por vetëm një herë në vit, kur plotësohet deklarata DIVA për të ardhurat personale.

    Zbritjet do të bëhen përmes deklaratës vjetore DIVA, e cila dorëzohet për vitin tatimor 2025 deri më 31 mars 2026.

    “Përveç zbritjeve standarde, parashikohet edhe një kompensim prej 48,000 lekësh për çdo fëmijë në ngarkim deri në 18 vjeç, si dhe deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, me kusht që të ardhurat vjetore të tatueshme të mos e kalojnë kufirin prej 1,2 milionë lekësh”, thotë audituesi ligjor Julian Saraçi.

    Këto zbritje mund të kërkohen vetëm nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave (për individët) ose deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi (për personat fizik). Për këtë kërkohen dokumente justifikuese, si certifikata familjare, kontrata me institucionet arsimore dhe faturat e pagesës./Monitor

    Tabaku ndryshon strategji, Shehaj vijon ritmin. Sa shpenzuan kandidatët në META gjatë javës së fundit

    diva shpenzimet arsimore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.