TIRANË– Kryeministri Rama ditën e sotme në podcastin “FLASIM” ku e ftuara në këtë episod të parë të sezonit të 5-të është Ogerta Manastirliu, e ka pyetur këtë të fundit se si e priti familja e saj propozimin që ju bë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, për kandidaturën si kryetare e Bashkisë Tiranë.
Manastirliu tha që vajza e madhe i kishte thënë se pse Kryeministri Rama nuk e pyeti paraprakisht, ndërsa vajza e vogël: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë.
“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë. Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë.”-u shpreh ajo.
Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se arsyeja se përse nuk ia ka thënë më parë lajmin se sa ta dëgjonte live në Asamblenë e Partisë Socialiste. “Nuk ka njeri perfekt edhe ai ka difektet e veta”, tha Rama./Radar.al
Rama thyen heshtjen pas shkarkimit të Veliajt: Ja çfarë mendoj për arrestimin


