Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Si drejtori dhe zëvendësi i tij zhvatën rreth 400 mijë euro 2 klientëve të UBA Bank

    June 3, 2026

    TIRANË– Denoncimi i një qytetari për zhdukjen e një vlere prej 500 mijë lekësh nga llogaritë e tij bankare pranë UBA Bank, si dhe një kallëzim i kryer nga vetë banka, kanë zbardhur një  skemë vjedhje nga vetë punonjësit e institucionit financiar privat.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata respektive ka caktuar 12 masa sigurimi “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik”, për punonjësit e një prej degëve të UBA Bank, të cilët akuzohen për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

    Bëhet me dije se mes të proceduarve janë edhe drejtori i degës së bankës ku ka ndodhur vjedhja, Albin Keta dhe zëvendësi i tij, Gilbert Hoxha, të dy të arrestuar. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokurorisë e Përgjithshme të mërkurën, nga hetimet është evidentuar se nga llogaritë e klientëve të bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat, si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

    Sipas prokurorisë, drejtori Keta dhe zëvendësi i tij, akuzohen se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale.

    “Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

    Po ashtu, është vepruar në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.

    “Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar”, bëri me dije organi akuzës.

    Katër prej punonjësve të bankës që janë pezulluar nga detyra, të cilët akuzohen për “Falsifikim kompjuterik”, ka rezultuar se kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata, duke ndihmuar dhe të proceduarit e tjerë për vjedhur vlerat monetare./Radar.al

    UBA Bank
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    July 27, 2026

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    July 27, 2026

    Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

    July 27, 2026

    Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.