Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

    July 27, 2026
    Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

    Federata Sllovene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se arbitri i finales së Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. 46-vjeçari, i cili u përzgjodh nga FIFA për të drejtuar finalen mes Spanjës dhe Argjentinës (1-0), ka vendosur të tërhiqet nga arbitrimi, siç konfirmoi federata e vendit të tij.

    “Një javë pas finales së Kupës së Botës në SHBA, Slavko Vincic e mbylli zyrtarisht karrierën e tij historike në nivelin më të lartë të arbitrimit botëror.

    Arbitri nga Maribori u bë arbitri i parë kryesor slloven që drejtoi finalen e madhe të Kupës së Botës FIFA 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Si kurorëzim i sezonit të tij të fundit, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e shpalli arbitrin më të mirë të Kupës së Botës, ndërsa në Itali iu dorëzua edhe çmimi prestigjioz ‘Giulio Campanati’.”

    Federata rikujtoi gjithashtu arritjet më të rëndësishme të Vincic gjatë karrierës së tij. Ai ishte pjesë e tre finaleve të Europa League, përfshirë finalen e vitit 2022 mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers. Dy vite më vonë, ai drejtoi edhe finalen e UEFA Champions League mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit. Përvoja e tij në ndeshje të nivelit më të lartë besohet se ishte një nga arsyet kryesore pse FIFA e zgjodhi për finalen e Kupës së Botës 2026. Kur mësoi se do të ishte arbitri i finales, Vincic nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot.

    Gjatë turneut ai kishte drejtuar edhe tre ndeshje të tjera, mes tyre përballjen e fazës me eliminim direkt mes Ekuadorit dhe Meksikës. Në atë takim ai përjashtoi me karton të kuq Piero Hincapié, pasi mbuloi gojën me dorë për t’i folur një lojtari meksikan gjatë një debati të tensionuar.

    Edhe në finalen e Kupës së Botës, Vincic nxori karton të kuq ndaj mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez, pasi ky mori dy kartonë të verdhë. Megjithatë, Argjentina mund të konsiderohet me fat që përfundoi ndeshjen me vetëm një lojtar të përjashtuar. Sjellja e Leandro Paredes, i cili hyri si zëvendësues, u cilësua si e papranueshme. Mesfushori ishte një nga protagonistët e përplasjes masive që shpërtheu pas përfundimit të finales, ndërsa Vincic pati vështirësi të mëdha për t’i ndarë futbollistët. Pas incidentit, FIFA hapi një hetim disiplinor.

    Federata Sllovene e Futbollit futboll Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026 Slavko Vincic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    July 27, 2026

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    July 27, 2026

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    July 27, 2026

    Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.