Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Si do të votojë diaspora shqiptare? Zbulohen hapat

    March 14, 2025
    Si do të votojë diaspora shqiptare? Zbulohen hapat

    Nëse i përkisni kategorisë së diasporës shqiptare dhe dëshironi të votoni në zgjedhjet e 11 majit, më poshtë keni informacionin që ju nevojitet.

    Mësoni se si duhet të veproni në momentin kur një zarf mbërrin në shtëpinë tuaj.

    Zarfi i madh që do t’ju dorëzojë posta, ka brenda disa gjëra:

    1.Një udhëzues se si duhet të veproni, e cila duhet lexuar me kujdes përpara votimit.

    2.Fleta e votimit

    3.Një zarf A i vogël dhe pa asnjë shënim.

    4.Një zarf B i madh, i cili sipas ka të printuar një BarCode, i cili tregon se cilit zgjedhës i përket vota, në çfarë shteti është ai, dhe cilit qark i përket vota.

    Hapat që duhet të ndjekë votuesi pasi i mori të gjithë këto:

    1. Të lexojë me kujdes udhëzuesin nëse nuk ka qartësi

    2. Të marrë fletën e votimit, ta hapë me kujdes e pa e dëmtuar. Pasi ta studiojë, të zgjedhë duke vendosur një shenjë tek kutia e partisë/koalicionit që dëshiron, dhe brenda të njëjtës kolonë, mund të votojë vetëm një prej kandidatëve të listës së hapur.

    3. Paloseni fletën me kujdes dhe mos bëni asnjë shënim në pjesën e jashtme të saj.

    4. Futeni fletën brenda zarfit të vogël A, dhe mbylleni mirë.

    5. Kujdes, mos bëni asnjë shënim mbi zarfin A, dhe mos fusni brenda tij, asgjë tjetër veç fletës së votimit.

    6.  Zarfin e vogël A, futeni brenda Zarfit të madh që ju solli posta, Zarfi B, i cili ka sipër BarCode tuaj të printuar.

    7. Postojeni zarfin.

    Kur posta e sjell zarfin në KQZ, administrata kryen këto veprime:

    1. Skanon BarCode që ndodhet mbi zarfin B. Përmes tij kupton se cilit votues i takon fleta, dhe në cilin qark duhet të shkojë vota e tij.

    2. KQZ e hap zarfin B, dhe nxjerr prej tij, zarfin A, dhe këtë zarf e hedh në kutinë e fletëve të votimit të qarkut përkatës.

    3. Në këtë moment, zarfi B që ka BarCode me të dhënat e zgjedhësit, është ndarë nga zarfi A, i cili nuk ka asnjë shënim dhe ka vetëm fletën e votimi.

    4. Numëruesi gjen në kuti vetëm zarfin A që ka brenda fletën e votimit, dhe kur e hap për ta lexuar, e ka praktikisht të pamundur të dijë se vota e kujt ishte ajo.

    Transporti i një zarfi me materiale votimi në diasporë, dhe kthimi pas i tij, do të shkojë 50 $. Kostoja totale e buxhetit të shtetit për transportin e votës jashtë vendit llogaritet 12.5 mln euro.

    diaspora shqiptare hapat votimi Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.