Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Diaspora shqiptare voton për herë të parë/ Risitë e IdentiTek: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente

    January 8, 2025
    Diaspora shqiptare voton për herë të parë/ Risitë e IdentiTek: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente

    Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit tani e tutje do të harxhojnë më pak kohë për t’u pajisur me dokumente identifikimi.

    Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë vizitës që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë.

    Risia e dytë e kësaj mbetet ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku ata jetojnë.

    “IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik,  i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, shpjegon Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.

    Minsitri theksoi se për herë të parë do të organizohen zgjedhjet për diasporën shqiptare.

    Ndërsa më tej ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit po afrohen ndaj duhen organizuar të gjitha kapacitetet për të pasur lehtësim në të gjithë regjimin e aplikimit dhe prodhimit e pasaportave dhe kartave të identitetit.

    “Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, theksoi Ministri.

    “Kemi nisur nga muaji nëntor me vizitat përkatëse në Gjermani, Itali, Greqi si dhe kemi planifikuar duke nisur nga muaji janar dhe në muajt në vazhdim, vizitat në ambasadat dhe konsullatat e shteteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Turqinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të planifikojmë lëvizjet, ‘Aplikimet mobile’, siç i quajmë; pra dërgojmë një grup të dedikuar nga IdentiTek nga zyra qendrore, i dërgojmë në këto vende specifike në data specifike dhe qytetarët tanë jashtë vendit mund të kenë mundësinë të aplikojnë përtej ambasadave dhe konsullatave, sepse ka edhe vende të cilat kemi kërkesë për aplikime, por nuk kemi aktualisht një ambasadë apo një konsullatë. Kështu që do t’i adresojmë këto kërkesa, duke dërguar grupet të dedikuara”, informoi Administratorja.

    Masa janë marrë dhe për burimet njerëzore, që të punohet me kapacitet të plotë dhe t’i paraprihet fluksit që pritet të ketë në procesin e ardhshëm elektoral.

    Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.

    “Bashkë me Administratoren e IdentiTek vizituam zonën e prodhimit të IdentiTek ku aktualisht gjithçka është e organizuar për lehtësimin e procedurave. Bashkërisht me Freskidën bëmë një kalim në të gjitha repartet ku kartat e identitetit, pasaportat biometrike prodhohen. Ministria e Brendshme dhe IdentiTek  bashkërisht janë në krye të këtij procesi, duke bërë të mundur lehtësimin e aplikimit të shtetasve tanë në procesin zgjedhor të vitit 2025, por dhe në procesin e votës dhe aplikimit të votës së diasporës pranë ambasadës dhe konsullatave të huaja”, deklaroi gjatë vizitës ministri Hoxha.

    Administratorja u shpreh se edhe për shkak të procesit zgjedhor, janë të angazhuar për të ndërmarrë iniciativa, të cilat lehtësojnë këtë proces shumë të rëndësishëm.

     

    Diaspora shqiptare voton për herë të parë Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente Risitë e IdentiTek
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.